Një verë e dhimbshme përpara për Barcelonën, gazeta spanjolle zbulon pesë lojtarët që do të sakrifikohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 11:35

Një verë e dhimbshme përpara për Barcelonën, gazeta spanjolle zbulon pesë lojtarët që do të sakrifikohen

Barcelona nuk e ka parë ende dritën në fund të tunelit. Manovra e zgjuar e levave financiare, e aplikuar nga presidenti Laporta në sezonin e kaluar, e ndihmoi klubin të bëhet sërish konkurrues në La Liga.

Barcelona

Treguesit janë të gjithë në favor të katalanasve, që me shumë gjasa do ta mbyllin sezonin me titullin në kabinet. Megjithatë, duket se ajo lëvizje ishte “bukë për sot dhe uri për nesër”, sepse problemet themelore mbeten të pazgjidhura.

Levat financiare të klubit katalanas kanë sjellë reagimin e La Ligë-s, që i ka ngushtuar hapësirën e veprimit klubit “blaugrana” për sezonin e ardhshëm.

Presidenti i Barçës, Joan Laporta, dhe kupola drejtuese e Barcelonës e dinë tashmë se në këtë mënyrë nuk do të zgjidhin dot problemin e faturës së pagave.

Ndaj largimi i disa lojtarëve që kushtojnë shumë tashmë duket i pashmangshëm. Sipas një analize të gazetës “Marca”, emrat që klubi mund të jetë i detyruar të sakrifikojë janë Balde, Kristensen, De Jong, Rafinja e Ansu Fati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"