Një tjetër emër surprizë për të zëvendësuar Konten, Totenhemi nis tratativat për ish-in e Mançester Sitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 12:30

Një tjetër emër surprizë për të zëvendësuar Konten, Totenhemi nis tratativat për ish-in e Mançester Sitit

Shkarkimi i Antonio Kontes nga Totenhemi duket diçka e pashmangshme, ndërkohë që klubi nga Londra ka nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e italianit.

KONTE

Në sekën kanë dalë emra të mëdhenj si Luis Enrike, Tomas Tuhel, Mauricio Poçetino ose dhe Oliver Glasner.

Së fundmi, “The Guardian” ka zbuluar dhe një tjetër emër surprizë të cilin drejtuesit e Totenhemit po mundohen ta bindin.

Bëhet fjalë për ish-kapitenin e Mançester Sitit, Vincent Kompani. Belgu po bën mjaft mirë në Championship me Bërnlejn, me të cilën është shumë pranë ngjitjes në Premier Ligë.

kompani

Duke përdorur dhe Jaja Turen, i cili është trajner në akademinë e Totenhemit, drejtuesit duket se mund ta bindin belgun që të hedhë një hap të madh në karrierën si trajner.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"