Një rikthim dhe dy mungesa, ja si paraqitet situata tek Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2024 | 10:51

Një rikthim dhe dy mungesa, ja si paraqitet situata tek Skënderbeu

Skënderbeu gjen Klevis Shaqen për ndeshjen e nesërme ndaj Partizanit në orën 17:00 në Korçë.

skenderbeu

Nga ana tjetër, duhet të heqë dorë nga Frenklin, sulmuesi, i cili që u kthye në pikë referimi për korçarët në ndeshjet e fundit. Sulmuesi nigerian, i cili është edhe golashënuesi më i mirë i ekipit me 7 gola, do të qëndrojë rreth 3 javë jashtë fushave për shkak të tërheqjes muskulore që pësoi në ndeshjen kundër Dinamos.

Në këtë përballje nuk do të jetë i gatshëm as Rei Pecani, i cili vijon fazën e rikuperimit dhe stërvitet i veçuar prej ditësh. Këto do të jenë dy mungesat e vetme për trajnerin Gvozdenoviç në këtë ndeshje, i cili gjithsesi i gëzohet rikthimit të Shaqes. Pjesa tjetër e ekipit është gati dhe nën urdhrat e trajnerit për të qenë pjesë e takimit të së dielës në Korçë.

sfdsfdsPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"