Një “përbindësh” i vërtetë, Bajer Leverkusen “zjarr” në çdo krah

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2024 | 12:00

Një “përbindësh” i vërtetë, Bajer Leverkusen “zjarr” në çdo krah

Bajer Leverkusen ka marrë trajtën e një “përbindëshi” të vërtetë, 45 ndeshje pa humbje.

438899458_986464249505750_3126404000513766364_n

Asnjë skuadër nuk e ka mbajtur dot kaq gjatë serinë e “të pathyeshmit”. Sigurimi i titullit të parë në Bundesligë pas 120 vitesh histori i ka shtuar akoma më shumë “zjarrin” lojtarëve, e ku misioni i radhës koçidon me mbylljen e kampionatit pa humbje, ndërsa janë në garë edhe për dy trofe të tjerë, Kupa e Gjermanisë dhe Europa Ligë.

ASISTUESIT – Nëse i referohemi të dhënave, zbulojmë se nga buron “energjia” e “makinerisë” Leverkusen, e cila tremb edhe ekipet më të zëshme në kontinentin e vjetër. Përveç 124 golave të shënuar në segmentin e 45 takimeve, janë 6 futbollistë me profile të ndryshme që grumbullojnë 10 asiste e sipër. I pari për nga numri i shërbimeve në favor të grupit është talenti gjerman Florian Virc, (19 asiste, 43 ndeshje), lista vijon me Alejandro Grimaldo, Amine Adli, Jonas Hofman, Zherëmi Frimpong e Viktor Bonifejs.

GRIMALDO – “E qartë se grupi nuk dëshiron të ndalet më, aq me tepër në këtë stad të sezonit. Kemi fituar Bundesligën, por pretendimet tona në liga janë ende në lojë, mbyllja pa asnjë humbje, e cila do ishte rekord më vete në Gjermani. Do bëjmë çmos për t’i shkuar deri në fund këtij trendi rezultatesh, sikurse vepruam me Dortmundin. Duam të fitojmë tripletën. Gjithçka është e mundur. Uria kundër Romës është më e madhe se kurrë, aq më tepër kur kemi një precedent të hidhur kundër tyre dhe është koha të marrim revansh. E kujtoj qartë momentin e parë kur rashë në kontakt me Ksabin. Projekti i tij më bindi menjëherë dhe ja ku jemi sot. Mentaliteti dhe fryma që Alonsos përpiqet t’i përçoj grupit është mbresëlënëse”, e mbylli mbrojtësi i majtë Grimaldo.

15

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"