Një orë e personalizuar dhe para, zbulohen dhuratat e Zhang për Asllanin dhe shokët e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2024 | 22:49

Një orë e personalizuar dhe para, zbulohen dhuratat e Zhang për Asllanin dhe shokët e tij

Interi ka siguruar titullin e 20 në historinë e vet dhe tashmë për zikaltrit është koha e festës. Por paralelisht me festën, futbollistët i kanë kërkuar presidentit Stiven Zhang edhe premio për këtë sukses historik.

asdsdasdasdasdasd

Sigurisht, secili prej tyre e ka të parashikuar në kontratë një bonus në rast fitoreje të titullit. Megjithatë, Zhang ka pranuar me shumë humor në një komunikim në rrjetet sociale me futbollistët e tij, se kishte përgatitur një dhuratë të veçantë për ta.

Turam dhe Çalhanollu i kërkuan një orë dore dhe presidenti konfirmoi se ishte gati. Kjo orë përkujtimore do të jetë e personalizuar për secilin prej protagonistëve të titullit kampion, e dizajnuar nga kompania “D1 Milano” me të cilën Interi ka nënshkruar së fundmi një marrëveshje marketingu.

Përveç kësaj, do të jetë edhe një bonus ekstra për futbollistët, përtej atij që është parashikuar në kontratën e tyre. Zhang do të caktojë një shifër dhe më pas lojtarët do të ndajnë mes tyre, jo vetëm duke u bazuar te kontributi që ka dhënë gjithsecili, pasi e kanë përjetuar këtë sukses si një familje e madhe dhe ashtu duan edhe ta festojnë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"