Një nga yjet e sportit kosovar, Prokuroria kërkon arrestimin e xhudistit të njohur për dhunë në familje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 22:14

Një nga yjet e sportit kosovar, Prokuroria kërkon arrestimin e xhudistit të njohur për dhunë në familje

Xhudisti Akil Gjakova ka përfunduar përsëri në vëmëndjen e mediave, por këtë radhë jo për medaljet e njëpasnjëshme që fiton në tapet ku ka ngritur lart emrin e Kosovës në garat e xhudos duke u shpallur edhe Kampion i Europës.

asdassaddas

Mediat kosovare bëjnë të ditur se Prokuroria e Kosovës ka kërkuar arrestimin e tij për veprën penale të dhunës në familje, ai akuzohet se ka dhunuar gruan e tij.

Zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka dhënë më shumë detaje. “Prokurori i shtetit ka pranuar një procesverbal te një kontesit civil nga gjyqtari dhe është njoftuar nga avokatja e palës së dëmtuar se ka element të veprës penale të dhunës në familje. Menjëherë është autorizuar Policia e Kosovës nga Prokurori i shtetit për arrestimin e të dyshuarit dhe marrjen e masave ligjore ndaj tij”, thuhet në përgjigjen e Nikçit për “Gazetën Express”,

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"