Një nga trajnerët më të vlerësuar në Itali, Atalanta merr vendimin për Xhan Piero Gasperinin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2023 | 21:04

Një nga trajnerët më të vlerësuar në Itali, Atalanta merr vendimin për Xhan Piero Gasperinin

Xhan Piero Gasperini është kthyer në vitet e fundit në një nga trajnerët më të vlerësuar në Itali. Në drejtimin e tij, Atalanta është kthyer brenda pak vitesh në një realitet shumë interesant të futbollit italian, duke luajtur edhe në nivelet më të larta në Ligën e Kampioneve, gjithmonë duke dhuruar një futboll argëtues.

gjimshiti gasperini

Por në fund të këtij edicioni, dukej se Gasperini mund të largohej nga qyteti i Bergamos, pasi nuk ishte në sintoni me drejtuesit, përtej ofertave të vazhdueshme që kishte marrë nga klube të tjera me emër në Itali dhe jashtë saj.

Megjithatë, çdo dyshim është shuar sot, kur klubi ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate zyrtare se tekniku do të vazhdonte të qëndronte në drejtimin e klubit.

“Atalanta, nëpërmjet administratorit të deleguar Luka Perkasi, ka kënaqësinë që të lajmërojë qëndrimin e trajnerit Xhan Piero Gasperini në pankinën zikaltër. Pas takimit të zhvilluar gjatë pasdites së sotme, palët kanë gjetur mirëkuptimin e plotë të përbashkët për të vazhduar së bashku një rrugëtim të nisur shtatë vite më parë dhe që ka sjellë rezultate të mëdha”, shkruhej në komunikatën e klubit që mbyllte çdo diskutim për të ardhmen e trajnerit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"