Një mungesë në derbi, të kuqtë e Partizanit “kyçen” para Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2024 | 21:58

Një mungesë në derbi, të kuqtë e Partizanit “kyçen” para Tiranës

Partizani ka vijuar dje përgatitjet për derbin e së dielës ndaj Tiranës, e cila sot do të duhet të luajë në Kupë sfidën me Kukësin. Të kuqtë edhe në këtë derbi kanë preferuar që të stërviten me dyer të mbyllura, duke u izoluar totalisht dhe kërkuar privatësi.

Partizani

Ky fakt tregon ndoshta vendosmërinë për ta marrë edhe këtë betejë dhe për të shkuar të qetë në tri sfidat e fundit kundër Skënderbeut, Kukësit dhe Erzenit.

Mungesa e vetme e madhe në këtë ndeshje është ajo e David Atanaskoskit, i cili plotësoi numrin e katër të verdhëve në sfidën me Dinamon. E gjithë pjesa tjetër e ekipit raportohet të jenë të gatshëm dhe në gjendje për të nisur sfidën nga minuta e parë. Aktualisht i vetmi lojtar që stërvitet i veçuar është Altin Bytyçi, i cili vijon rikuperimin e dëmtimit në ligament, të pësuar rreth pesë muaj më parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"