Një mbrojtësi të Dinamos i përfundon kontrata, blutë synojnë rinovimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 22:38

Një mbrojtësi të Dinamos i përfundon kontrata, blutë synojnë rinovimin

Alesio Mija është ndër të paktët ose ndoshta i vetmi lojtar te Dinamo, të cilit i ka përfunduar kontrata.

REDON XHIXHA ALESIO MIJA

Pjesë e bluve të kryeqytetit prej shumë vitesh, ai ka debutuar në Superiore me italianin Vanoli në stol, ndërsa sezonin e fundit është aktivizuar në mbrojtje, por edhe në mesfushë.

Nga sa është bërë me dije, qendërmbrojtësi bën pjesë në planet e trajnerit Dritan Mehmeti për skuadrën e sezonit të ri, ndërkohë lojtari dhe klubi më parë duhet të arrijnë një marrëveshje për rinovimin e kontratës. Në futbollin shqiptar, 21-vjeçari i lindur në Greqi ka luajtur vetëm me fanellën e Dinamos në Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"