Një kolumbian i cili vjen nga Brazili, Kukësi bën zyrtarizimin e radhës për sulmin
Klubi i Kukësit vazhdon të plotësojë mozaikun që do të ketë në dispozicion trajneri Rraman Hallaçi për pjesën e mbetur të sezonit. Emri i radhës që ka firmosur me verilindorët para mbylljes së merkatos, është Huan David Maritnez.
Ashtu siç kishte paralajmëruar ”Panorama Sport”, futbollisti kolumbian vjen për të përforcuar repartin e sulmit ku luan në të majtën, teksa është një lojtar i ri tek i cili verilindorët kanë besim se mund të japë kontribut të rëndësishëm në radhët e tyre.
NJOFTIMI I KUKËSIT
Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi i majtë Juan David Martinez është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 21-vjeçar ka firmosur ditën e djeshme me klubin tonë një kontratë për 2 sezon e gjysmë, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.
21 vjeçari kolumbian vjen te Kukësi nga kampionati brazilian, aty ku së fundmi ishte pjesë e Fortaleza. Martinez ka luajtur më parë edhe me Coritiba në Brazil dhe me Cortuluan në Kolumbi. 21-vjeçari numëron edhe 18 ndeshje me Kolumbinë U17, ka ka realizuar 2 gola.
PANORAMASPORT.AL
