Një fitore larg Superiores, Mehmeti mban skuadrën me këmbë në tokë: Asgjë nuk ka mbaruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2023 | 21:21

Një fitore larg Superiores, Mehmeti mban skuadrën me këmbë në tokë: Asgjë nuk ka mbaruar

Stafi teknik i Dinamos është çliruar pas vërshëllimës së trefishtë të Blerim Zirit në stadiumin e Kamzës. Ishte një ndeshje që duhej fituar me çdo kusht dhe blutë ia arritën qëllimit. Trajneri Dritan Mehmeti është mundur të frenojë euforinë pas këtij suksesi, duke theksuar për “PanoramaSport” se asgjë nuk ka përfunduar.

dritan mehmeti

“Natyrisht, është një fitore e rëndësishme për objektivin e Dinamos në këtë moment delikat të kampionatit. Është një fitore që na jep pak qetësi dhe më shumë besim, por duhet të theksoj se asgjë nuk ka përfunduar këtu. Janë edhe tri javë të tjera dheDinamo nuk mund ta ulë kurrsesi vigjilencën.

Besën e kishim vlerësuar shumë seriozisht, sepse e dinim që është një skuadër me kualitet. Ia arritëm qëllimit të fitojmë, por festa jonë mbyllet këtu. Kemi përpara një ndeshje të vështirë, siç është ajo me Lushnjën, ku duhet të shohim gjendjen e lojtarëve, pasi edhe sot (të shtunën) patëm probleme me dëmtimet. Duhet të vazhdojmë të punojmë të përqendruar për të fituar ndeshjet tona”, theksoi trajneri kryeqytetas pas fitores me Besën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"