Një dilemë për mesfushën, ja si pritet të rreshtohet Dinamo ndaj Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2023 | 11:56

Një dilemë për mesfushën, ja si pritet të rreshtohet Dinamo ndaj Erzenit

Blutë kanë mbyllur dje përgatitjet për ndeshjen me Erzenin dhe trajneri Dritan Mehmeti ka vendosur se cilët do të jenë titullarët.

dinamo

Dinamo pritet të luajë me Salin në portë dhe me të njëjtët lojtarënë mbrojtje si në ndeshjen e fundit me Kukësin, me Albion Markun në të djathtë, Behiratçen dhe Hoxhën në qendër dhe ndoshta Allmuçën në të majtë. Ka një dilemë në fakt për mesfushën, nëse do të jetë me dy apo me tre lojtarë.

Nëse kryeqytetasit luajnë me dy mesfushorë qendre, që mund të jenë Andoni dhe Gudiabi, atëherë braziliani Lorran mund të kalojë në të majtë të mbrojtjes, duke marrë vendin e Allmuçës.

Për pjesën e sulmit, trajneri Mehmeti ka gati Vilën dhe Zabërgjën që luajnë më shumë në krahë, si dhe Denisonin e Kaçorrin.

DI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"