Një derbi për t’u mbrojtur dhe sulmuar, ja llogaritë e Partizanit kundër Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 11:37

Një derbi për t’u mbrojtur dhe sulmuar, ja llogaritë e Partizanit kundër Dinamos

Ky i sotmi ndaj Dinamos është ndoshta më i rëndësishmi që Partizani ka luajtur kundër bluve në vitet e fundit.

PARTIZANI

Të kuqtë e kanë veten në siklet me krizën e rezultateve në ndeshjet e fundit dhe kundër Dinamos u vlen vetëm fitorja, pasi edhe barazimi mund t’i nxjerrë nga gara për vendin e dytë. Të kuqtë kërkojnë të blindojnë qëndrimin në katërshe fillimisht, por fitorja nga ana tjetër do t’i mbante ende në lojë për të arritur Vllazninë.

Me pak fjalë, me një fitore Partizani mbrohet dhe sulmon në të njëjtën kohë. Nga ana tjetër, Dinamos i duhet triumfi për të ngulur rrënjët në katërshe dhe për t’u larguar nga Tirana, e cila sot është zgjuar e katërta pas fitores me Erzenin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"