Një bomber shqiptar po spikat në Itali, talenti kuqezi firmos kontratë profesionale më klubin e Serisë B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2024 | 23:43

Një bomber shqiptar po spikat në Itali, talenti kuqezi firmos kontratë profesionale më klubin e Serisë B

 Luis Buzi është talenti shqiptar i lindur në Bolzano të Italisë, ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Pasi shkëlqeu me ekipin e moshave të Sudtirol, me golat e shumtë të shënuar, sulmuesi shqiptar bindi drejtuesit e klubit të Serisë B, që t’i ofrojnë një kontratë profesionale.  

unnamed (1)

Buzi ka lindur më 24 korrik të vitit 2005 dhe është pjesë e Kombëtares U-19 të Shqipërisë.  Talenti luan si sulmues qendror dhe nëse është e nevojshme, si sulmues i dytë i djathtë.

Buzi 

Gjatë sezonit aktual ai luajti 11 ndeshje duke shënuar 16 gola me ekipin Primavera 2 në grupin A të kampionatit dhe 3 gola në po aq ndeshje në Kupën e Italisë Primavera. Për fat të keq, së fundmi Buzi pësoi një dëmtim dhe po rikuperohet.  

unnamed

Buzi numëron 5 paraqitje me fanellën e Kombëtareve të moshave të Shqipërisë, 3 me U-19 dhe 2 me U-18.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"