Një bardheblu për Kombëtaren, Erkand Karaji është trajneri i ri i Shqipërisë së basketbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2023 | 12:56

Një bardheblu për Kombëtaren, Erkand Karaji është trajneri i ri i Shqipërisë së basketbollit

Erkand Karaji është emëruar si trajner i Kombëtares shqiptare të basketbollit. Zyrtarizimin e ka bërë vetë presidenti i FSHB–së, Avni Ponari, gjatë konferencës së sotme për mediat, me rastin e prezantimit të sekretarit të përgjithshëm të federatës, Franko Bushati.

WhatsApp Image 2023-11-24 at 12.55.14

Karaj pason kështu në këtë detyrë grekun Antonios Dukas, ky i fundit e drejtoi Shqipërinë për një kohë të shkurtër pas dorëheqjes së Afrim Bilalit. Erkand Karaj është njëkohësisht edhe trajner i Tiranës, teksa ka shënuar rezultate të rëndësishme me bardheblutë, të cilat kulmuan me fitimin e titullit kampion në sezonin e kaluar.

Karaj gjithashtu ka një palmares të shkëlqyer edhe si lojtar, me tituj të shumtë mbi shpatulla. Një CV e pasur, që ka bindur kreun e FSHB-së për ti besuar rolin e rëndësishëm, siç është drejtimi i përfaqësues kuqezi të sportit të koshit.

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"