Një barazim që shpëton sezonin, mbrojtësi i Kombëtares siguron qëndrimin në Serinë A
Empoli ia doli të merrte një barazim 1-1 ndaj Sampdorias në transfertë, duke marrë një pikë të rëndësishme që shpëtoi sezonin.
Me pikën e marrë në transfertë, Empoli e sheh veten tashmë në vendin e 14 në klasifikim, me 9 pikë më shumë se Vrona e vendit të 18 që të çon në Serinë B. Duke parë ndeshjet direkte mes skuadrave, Empoli ka siguruar matematikisht qëndrimin në Serinë A italiane edhe për një tjetër sezon.
Pjesë e Empolit është mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli i cili në ndeshjen ndaj Sampdorias u aktivizua në minutën e 32 të takimit. Mbrojtësi i Kombëtares zhvilloi në këtë mënyrën ndeshjen e tij të 23 këtë sezon dhe është vlerësuar me notën 6.5 në ndeshjen ndaj Sampdorias.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"