Nisja e vrullshme/ Sulmuesi i Gjermanisë nuk pyet për moshë, lë mbrapa këdo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 21:55

Nisja e vrullshme/ Sulmuesi i Gjermanisë nuk pyet për moshë, lë mbrapa këdo

Niklas Fylkrug e shënoi sërish emrin në listën e Gjermanisë, për sa i përket golit, ndonëse përballë tyre ishte një kundërshtar i nivelit të lartë si Belgjika.

Fylkrug

Pikërisht 30-vjeçari e “gatoi” vetë rrjetën e penalltisë, pasi goditja e bomberit të Verderit u ndal në krahun e zgjatur të Romelu Lukakut. Statistika në fjalë e dërgon atë në kuotën e 6 finalizimeve më “pancerat”, po të njëjtën kuotë sfidash, e përkthyer me mesataren 1 gol për ndeshje.

Fylkrug Gjermania

Është fakt se asnjë sulmues në historinë e përfaqësueses gjermane nuk e ka pasur nisjen kaq të vrullshme, ndonëse Fylkrug është 30 vjeç. Në dy testet e aktivizuara me kombëtaren, ai e gjeti rrugën e rrjetës në tri raste (100%), e përkthyer si protagonist absolut te të tijtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"