Nisin procedurat/ Vëmendje edhe sporteve të tjera, Luftëtari po ndryshon… sigël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2023 | 21:23

Nisin procedurat/ Vëmendje edhe sporteve të tjera, Luftëtari po ndryshon… sigël

Luftëtari do të përfaqësohet me tjetër sigël prej sezonit të ardhshëm. Burime për “Panorama Sport” bëjnë të ditur se kanë nisur prej gati një muaj procedurat juridike për kalimin nga Akademia e Futbollit në Akademia Sportive.

AF LUFTETARI 1

Për ta bërë klubin më gjithëpërfshirës dhe dhënë vëmendjen e duhur sporteve të lëna në sirtar për shumë vite (si volejbolli, basketbolli, shahu, kikboksi apo ndonjë tjetër), po bëhet kjo lëvizje. Me rrjetëzimin masiv të këtyre sporteve në shkolla në të gjitha grupmoshat dhe për më shumë suksesin e sportit të shahut, ku gjirokastritët do të përfaqësohen në Superiore edicionin e ri, nga zyra juridike pranë Bashkisë së Gjirokastrës pritet vetëm konfirmimi zyrtar.

Sa i përket futbollit, gjithçka ka mbetur pezull. Vetëm Glauber Gomes dos Santos ka arritur marrëveshjen për të rinovuar kontratën, ndërsa lëvizje tjetër nuk ka. Me interes pritet mbi të gjitha emri i trajnerit të ri, që mbetet enigmë më vete. Pa u zgjedhur “timonier”, as për merkato në hyrje nuk mund të flitet. Është premtuar se do të ndërtohet një ekip për ngjitjen në Kategorinë e Parë, por ende hapa konkret nuk janë hedhur.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"