Nisin lëvizjet e para pas përfundimit të sezonit, Vora dhe Xhemalaj ndajnë rrugët mes falënderimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2024 | 13:26

Nisin lëvizjet e para pas përfundimit të sezonit, Vora dhe Xhemalaj ndajnë rrugët mes falënderimeve

Pas përfundimit të sezonit, te Vora kanë filluar lëvizjet e para, kryesisht sa i përket largimeve. Mesfushori Orian Xhemalaj është dhe lëvizja e parë në kampin vorak.

xhemalaj

Me pëlqimin e të dy palëve, si dhe përfundimi i kontratës kanë qenë arsyet. Lajmin e kanë bërë të ditur të dyja palët, ku klubi i Vorës përmes një postimi njoftoi: “Futboll Klub Vora njofton largimin e lojtarit Orian Xhemalaj. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falënderojmë Orianin për kontributin e tij të palodhur dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”. Edhe vetë lojtari përmes një postimi në profilin e tij ka zyrtarizuar lamtumirën me Vorën. Ja postimi i Xhemalajt: “Nga sot (dje) nuk jam më pjesë e ekipit të Vorës.

Faleminderit për këto 2 vite të mrekullueshme. Faleminderit presidentit të ekipit, drejtorit Bazjon Tragaj, stafit dhe të gjithë çunave të skuadrës. Suksese!”. Vora kërkon të ndërtojë një ekip shumë më të fortë se sezonin e shkuar dhe për këtë lëvizjet kanë nisur që tani. Drejtuesit po punojnë që formatimi i ekipit të ri të bëhet brenda muajt qershor dhe në fillim të korrikut, gjithçka të jetë  gati për të nisur fazën përgatitore. Drejtuesit i kanë nisur lëvizjet dhe po shqyrtojnë të gjitha mundësitë për sa i përket afrimeve, largimeve apo shitjeve të mundshme të lojtarëve.

ABDULLA DUSHKU

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"