Nis operacioni “fshesa” te Kastrioti, largohen dy shkodranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2018 | 12:42

Nis operacioni “fshesa” te Kastrioti, largohen dy shkodranë

Edhe pse nesër do të luhet ndaj Dinamos, krutanët duket se nuk i kanë kushtuar shumë rëndësi kësaj sfide, pavarësisht se përgatitja e skuadrës ka vazhduar normalisht. Në këtë ndeshje pritet që t’u jepet hapësirë më shumë disa lojtarëve të rinj, që nuk kanë pasur mundësi të aktivizohen gjatë ndeshjeve të shkuara. Vëmendje më shumë po merr përgatitja për ndeshjen  ndaj Tiranës dhe përgatitjet për sezonin e ri, për të cilin ka nisur edhe të hartohet projekti i ri serioz, si nga infrastruktura, ashtu edhe nga menaxhimi i ekipit.

kastrioti-e1523724542282

LËVIZJET – Është ende shpejt për të folur për hyrje-dalje, mirëpo edhe në këtë pjesë kanë filluar lëvizjet e para. Sa u takon rinovimeve, ende nuk ka asnjë zhvillim. Mirëpo, lëvizje ka pasur në skuadër sa u takon largimeve, pasi dy mesfushorët shkodranë Alis Boci dhe Abaz Karakaçi, duket se e kanë mbyllur aventurën e tyre me krutanët.

Kastrioti2-470x313

Të dy, prej javësh, kanë munguar si në seancat stërvitore, ashtu edhe në ndeshjet zyrtare, por nga ana e klubit ende nuk është konfirmuar prishja e kontratës mes palëve.

BOCI – I lindur në Shkodër, më 8 shkurt 1991, Alis Boci është një futbollist i njohur në kampionatin shqiptar dhe kryesisht karrierën e tij e ka zhvilluar në Kategorinë e Parë.

alis boci

Roli i tij natyral është mbrojtës i krahut të majtë, por këtë sezon te krutanët është aktivizuar më së shumti në mesfushë, po në krahun e majtë. Në total, me fanellën krutane Boci ka zhvilluar 17 ndeshje, duke arritur të luante plot 1387 minuta dhe duke arritur të shënonte edhe një gol.

karakaci

KARAKAÇI – Mesfushori Abaz Karakaçi ka qenë edhe më parë pjesë e krutanëve, ndërsa u rikthye sërish në këtë fillimsezoni. Me krutanët, u aktivizua në këtë sezon në 15 ndeshje, duke akumuluar 1138 minuta të luajtura. Është aktivizuar në disa ekipe, mes tyre edhe Partizanin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"