Nis misioni për Teutën, një tjetër mungesë i shtohet Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 12:51

Nis misioni për Teutën, një tjetër mungesë i shtohet Partizanit

Dje Partizani ka zbarkuar menjëherë në stërvitje, pasi vetëm të enjten luhet ndeshja e radhës. Titullarët kanë qenë të veçuar nga pjesa tjetër e ekipit dhe janë angazhuar vetëm me vrapime dhe ushtrime rikuperuese. Pjesa tjetër e ekipit kanë zhvilluar normalisht stërvitjen.

partizani

Sot pritet të nisë plani për sfidën e javës së parë, e prapambetur prej tre muajsh. Sakaq, dëmtimet dhe mungesat do të vijojnë ta kushtëzojnë Partizanin edhe në ndeshjen e radhës.

Maget Gueje është emri i ri, që i shtohet listës së lojtarëve të padisponueshëm. Senegalezi u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen ndaj Tiranës, duke plotësuar edhe numrin katër, çka do të thotë se mesfushori do të jetë i detyruar të mos luajë ndaj Teutës, të enjten në “Niko Dovana” në orën 17:00.

maget partizani tirana

Mungesa e 20-vjeçarit i shtohet edhe disa të tjerëve që nuk do të jenë për shkak dëmtimesh. Alban Hoxha dhe Marçelino Preka do të duhet të rikuperohen nga operacionet e kryera, teksa Koçijan dhe Sota mbeten ende jashtë.

Kjo dyshe ka shanse të rikthehet, por do të duhet të konfirmohet vetëm në orët para ndeshjes. Sakaq, jashtë është edhe Bytyçi, i cili pritet të operohet në ligament në ditët në vijim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"