Nis java që mund të dhurojë verdiktet e para të Superiores, luhen dy ndeshje të ethshme për “Final Four” dhe mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 8:53

Nis java që mund të dhurojë verdiktet e para të Superiores, luhen dy ndeshje të ethshme për “Final Four” dhe mbijetesën

Java e 32-të e Kategorisë Superiore kthen sot përsëri në fushë skuadrat e elitës për ndeshje që kanë një rëndësi të veçantë. Sot, në orën 15:00, luhen dy ndeshjet e para, por që në fund mund të rezultojnë vendimtare për verdiktet e sezonit që në këtë fundjavë.

superiore

Erzeni luan sot në “Elbasan Arena” përballë Tiranës dhe i duhet me çdo kusht suksesi për të afruar skuadrat që ka më lart në renditje për mbijetesën. Kurse për bardheblutë, duhet shmangur një hap i gabuar që mund t’i linte plotësisht jashtë katërshes.

Paralelisht, në Kukës  janë vendasit ata që presin Skënderbeun, në një ndeshje që bëhet përcaktuese për verilindorët. Vetëm një fitore i mban gjallë shpresat e tyre për mbijetesën, pasi në të kundërt, do të kishin thuajse të sigurt edhe matematikisht rënien nga kategoria në fund të kësaj jave.

JAVA 32

SOT
ERZENI-TIRANA 15:00 (në “Elbasan Arena”)
KUKËSI-SKËNDERBEU 15:00

NESËR
LAÇI-EGNATIA 15:00
TEUTA-VLLAZNIA 18:00
PARTIZANI-DINAMO 18:00 (në “Arena e Demave”)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"