Ngjitja e Barit në Serinë A sjell probleme, De Laurentis duhet të shesë menjëherë klubin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2023 | 16:04

Ngjitja e Barit në Serinë A sjell probleme, De Laurentis duhet të shesë menjëherë klubin

Bari arriti të merrte një barazim shumë të rëndësishëm në transfertë ndaj Kaljarit, ku vetëm në minutën e 96 arriti të gjente golin. Ky barazim, lë gjithçka të hapur për nmdeshjen e kthimit dhe skuadra fituese do të ngjitet në Serinë A italiane.

DE LAURENTIS

Nëse ngjitet Bari, Aurelio De Laurentis do të ketë probleme serioze. Presidenti i Napolit së bashku me djalin e tij kanë edhe aksionet e Barit dhe rregullorja nuk e lejon që të ketë një pronar dy skuadra në të njëjtën kategori. Në këtë mënyrë, Bari që është nën pronësinë e Luixhi De Laurentis, duhet që të kalojë në pronësinë e dikujt tjetër që nuk ka lidhje me to.

Pak vite më parë një histori e ngjashme ishte ajo e Salernitanës me Lotiton. Presidenti i Lacios u detyrua ta shiste klubin e tij dhe për shkak të afateve kohore që liga i vendosi, klubi u shit për vetëm 10 milionë euro teksa kërkesa e Lotitos ishte 60 milionë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"