Ngjela rikthehet te Bilishti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2013 | 13:59

Ngjela rikthehet te Bilishti

Sulmuesi i njohur i Bilishtit, Marjus Ngjela, i ka munguar skuadrës në ndeshjen e parë miqësore të luajtur në Kostur të Greqisë, megjithatë ai do të jetë i gatshëm në takimin e kthimit. “I mungova ekipit në takimin e parë, por në ndeshjen e kthimit do të jap maksimumin tim për të shënuar dhe për t’i dhënë fitoren. Gjithashtu dëshiroj që të kënaq edhe të gjithë sportdashësit bilishtarë, të cilët më vlerësojnë maksimalisht”, – u shpreh Ngjela.
Thanas Çeva

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"