Ngjarjet e rënda pas Tirana-Bylis, Policia: Kemi shoqëruar tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 19:29

Ngjarjet e rënda pas Tirana-Bylis, Policia: Kemi shoqëruar tifozët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fund të ndeshjes Tirana-Bylis. Pas përfundimit të sfidës, tifozët hynë në fushë për të sulmuar gjyqtarin Kridens Meta. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia.

bandicam-2023-05-25-18-05-06-276

Njoftimi i policisë

Rrogozhinë/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta shtetas, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"