Ngjarje e rëndë në “Stamford Bridge”, një tifoz bie nga tribuna gjatë festës së golit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 10:18

Ngjarje e rëndë në “Stamford Bridge”, një tifoz bie nga tribuna gjatë festës së golit

Një incident i rëndë është regjistruar në “Stamford Bridge” gjatë ndeshjes së 1/8-tave të Kupës FA mes Çelsit dhe Lids Junajtid të fituar nga “Blutë e Londrës” me rezultatin 3-2.hgjh

Një prej tifozëve miq ra nga tribuna e katit të dytë pasi skuadra e Lids shënoi golin e parë të ndeshjes.

Ambulanca ndërhyri menjëherë duke e dërguar tifozin me urgjencë në spital teksa pritet të ketë më shumë të reja në orët në vijim për gjendjen shëndetësore.

Rreth kësaj ngjarje reaguan të dyja klubet me Çelsin që shprehu të gjithë gatishmërinë për bashkëpunimin me autoritetet për të zbuluar më shumë rreth incidentit dhe rrethanava që ndikuan në rrëzimin nga lartësia të tifozit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"