Ngjarje e pazakontë! Braktis ditën e veçantë për të bijën, tifozi verdhekuq zgjedh që të shohë Romën
Një ngjarje aspak e zakontë ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale dhe shkak është bërë pikërisht finalja e Ligës së Europës mes Sevijës dhe Romës.
Një vajzë e quajtur Marta, ka zbuluar se në datën 31 maj është festa e saj e diplomimit e cila përkon me finalen e madhe. Ajo ka treguar se babai i saj (tifoz i çmendur me Romën) ka preferuar të udhëtojë drejt Budapestit për të ndjekur ekipin e zemrës duke refuzuar të jetë pranë vajzës së tij në një nga ditët më të rëndësishme të jetës së saj.
Në një intervistë për një emision radiofonik, vetë Martë rrëfen:
“Kjo histori ndoshta do t’ju bëjë të ndjeheni keq, por babai im nuk do të jetë i pranishëm në diplomimin tim sepse do të udhëtojë në Budapest për finalen Sevija-Roma. Për një 60-vjeçar, ndeshja e futbollit vjen përpara diplomimit të vajzës”, u shpreh ajo.
Pak ditë më parë, ish-kapiteni De Rosi konfirmoi se është në një situatë të ngjashme, por pavarësisht ftesës së Romës për të qenë i pranishëm në Budapest, ai ka vendosur të jetë i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të vajzës së tij.PANORAMASPORT.AL
