“Ngjarja e Duamenës ishte një hidhërim shumë i madh”, Ahmataj: Skuadra shprehet më mirë në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2023 | 12:00

“Ngjarja e Duamenës ishte një hidhërim shumë i madh”, Ahmataj: Skuadra shprehet më mirë në “Air Albania”

Tirana do të presë ditën e nesërme Kukësin në “Air Albania”, ora 20:00 pas shkëputjes së kampionatit. Trajneri i bardhebluve, Julian Ahmataj u shpreh se skuadra e tij është në gjendje të mirë dhe se gjithashtu shprehet më mirë kur luan në fushën e “Air Albanias”.

julian ahmataj

“Kemi pasur më shumë kohë për të përgatitur ndeshjen dhe për të përgatitur skuadrën këtë periudhë. Kemi pasur mundësinë për të rifreskuar forcat dhe për të bërë përgatitjet e nevojshme.

Kemi Lulajn që mungon prej kohësh. Hoxhallarë ka një shqetësim dhe nuk e dimë nëse do jetë deri nesër apo jo. Dhe Qefalija që është i dëmtuar.

Rikthehemi te “Air Albania”. Mendoj se skuadra jonë shprehet më mirë në atë stadium dhe besoj që do japim maksimumin.

Skuadra është stërvitur shumë mirë dhe kjo është një plus për skuadrën për të shprehur dhe për të bërë më mirë. Nuk e kemi vënë asnjëherë në dyshim cilësinë dhe aftësinë e lojtarëve dhe skuadrave.

Duamena? Është një hidhërim shumë i madh dhe kjo nuk duhet të ndikojë në vazhdimin e futbollit, sepse futbolli gjithmonë duhet të triumfojë kundrejt fatkeqësive.

E rëndësishme është që ne të jemi në maksimumin tonë dhe e rëndësishme është që lojtarët të shprehin cilësitë e tyre, ato vlera që ata kanë në brendësi të tyre, sepse rezultate vijnë në rrjedhë logjike të kësaj që unë thash. Disa rezultate jo ato që i përgjigjen lojës nuk të japin asnjëherë garanci, kurse ai rezultat që vjen me logjikën dhe me atë që japin lojtarët në fushën e lojës, ajo të vjen. Ndonjëherë skuadrat marrin rezultate pozitive dhe ngrihen më pas në nivel.

Të gjitha skuadrat e një kampionatit nuk janë nga fillimi deri në fund njësoj. Është shumë e vështirë që një skuadër të mbajë ritmin aq lartë. Mendojmë që ne të jemi në maksimumin tonë, sidomos në periudhat kryesore kur ndahen objektivat e sezonit”, tha Ahmataj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"