Nga Zirkze te Sheshko, Milani monitoron pesë sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2024 | 17:28

Nga Zirkze te Sheshko, Milani monitoron pesë sulmues

Joshua Zirkze do të jetë një nga më të dëshiruarit në merkato. Sulmuesi holandez pëlqehet thuajse kudo dhe në veçanti Milani e ka vënë atë në krye të listës së dëshirave si sulmuesi i ri mbi të cilin të besoj pas largimit të Olivie Zhirusë, i cili do të thotë lamtumirë duke shkuar drejt Shteteve të Bashkuara në fund të sezonit.

joshua-zirkzee-bologna-fc-2022-23-1684246434-107182

Është ende herët për të folur për negociata dhe marrëveshje, por ajo që mund të imagjinojmë është vullneti i lojtarit që do të qëndronte me dëshirë në Itali. Ai nuk dëshiron të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Gjermanët do ta rikthenin në Bavari me 40 milionë, por konkurrenca me njerëz si Kejn dhe Tel, si dhe një përvojë e parë jo shumë pozitive, e bëjnë klubin ta mos e konsiderojë këtë opsion. Nga ana e tij, Zirkze ka treguar se ka mendësinë e duhur dhe shpatullat e mëdha për të përballuar presionin e “San Siro”-s ku sivjet ka luajtur tri herë pa bërë kurrë figurë të keqe.

ALTERNATIVA – Megjithatë, Benjamin Sheshko (Laipzig), Santiago Gimenez (Fejnord) dhe Viktor Giokeres (Sporting Lisbonë) gjithashtu mbeten në garë. Si dhe i zakonshmi Xhonatan Devidi (Lilë), i cili ka avantazhin se kushton më pak se të gjithë të tjerët, duke qenë se kontrata e tij skadon në vitin 2025. Aktualisht, i sigurt është vetëm fakti që kuqezinjtë do të bëjnë një goditje të madhe në sulm dhe në varësi të shpenzimeve do të synojnë përforcimin e repartit të avancuar edhe me ndonjë emër tjetër nëse hasen probleme për rinovimin e Luka Joviçit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"