Nga titujt në Superiore te pjesëmarrja në Ligën e Europës, ish-futbollisti i Kombëtares e mbyll sot me futbollin e luajtur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2023 | 11:05

Nga titujt në Superiore te pjesëmarrja në Ligën e Europës, ish-futbollisti i Kombëtares e mbyll sot me futbollin e luajtur

Ndeshja e Dinamos kundër Luzit do të jetë e fundit për mesfushorin korçar, Sabien Lilaj, i cili i jep lamtumirën futbollit të luajtur në moshën 34-vjeçare.

sabien lilaj

Përpara disa ditësh ai deklaroi në emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV” se në fund të sezonit do të hiqte dorë nga futbolli i luajtur dhe duket se ky moment erdhi.

Ai e nisi karrierën te Tirana, për t’u transferuar më pas te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci. Në vitin 2012 Lilaj u rikthye në Shqipëri me Skënderbeun duke fituar katër herë titullin kampion.

Ai gjithashtu mori pjesë dhe në grupet e Ligës së Europës me korçarët në vitin 2015.

SABIEN LILAJ

Në vitin 2018, Lilaj u transferua sërish jashtë, kësaj radhe te Gabala dhe një vit më vonë në Izrael te Nes Ziona. Në vitin 2020 ai u transferua te Prishtina ku u shpall një herë kampion i Kosovës dhe në vitin 2022 e mbylli me Dinamon, për të luajtur ndeshjen e fundit ditën e sotme me Luzin.

Lilaj gjithashtu ka luajtur 17 ndeshje me Kombëtaren A dhe 8 me Kombëtaren U-21.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"