Nga solidarizimi për viktimat e tërmetit tek vonesa e gjyqtarëve, ja pikantet e sfidës Vllaznia-Kukësi
Në ndeshjen Vllaznia-Kukësi kishte edhe disa momente pikante nga stadiumi “Loro Boriçi”, që “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj.
* Ndeshja nis me solidarizimin për viktimat e tërmetit në Turqi e Siri. Lojtarët e të dyja ekipeve mbanin një pankartë në duart e tyre.
* Pak interesim nga ana e tifozërisë shkodrane, ndërsa një grup i vogël tifozësh kuksianë kanë ndjekur nga shkallët e stadiumit ndeshjen.
* Festë e çmendur e stafit kuqeblu dhe pankinës pas golit të dytë të shënuar nga Jonuzi. Është i vetmi kuksian në fushë për të dyja skuadrat. Jonuzi s’feston golin që i shënoi ekipit të qytetit të tij.
* Dy ekipet zbresin në fushën e lojës para treshes së gjyqtarëve që vonojnë për pak çaste fillimin e pjesës së dytë.
* Dy rivënie anësore të hedhura nga miqtë nuk kanë kaluar pa një batutë nga ana e tifozërisë shkodrane “O anësor, leni mos ia njeh gabim se kujtojnë se janë t’u hedh bostan”.
* Merr duartrokitje Balaj pas largimit nga fusha e lojës, pavarësisht se tifozëria dëshironte një gol nga ana e shtatlartit shkodran.
* Duartrokitje edhe për rikthimin e Latifit pas një periudhe të gjatë në fushën e lojës, po ashtu edhe për Çobën, por edhe për dyshen që u largua, Jonuzi e Mala.
PANORAMASPORT.AL
