Nga shahu te golfi, njihuni me sekretet e Guardiolës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2024 | 13:04

Nga shahu te golfi, njihuni me sekretet e Guardiolës

Titulli i katërt radhazi është gjithashtu i gjashti në 7 vitet e fundit. Dhe nëse Siti po shijon këtë sukses, shumë nga meritat i shkojnë Pep Guardiolës.

guardiola

Trajneri, një nga më të suksesshmit në histori (në Angli vetëm Ferguson ka fituar më shumë, 13 tituj kampion), ka sjellë filozofinë e tij në futbollin anglez, duke arritur një tjetër sukses pas vitit historik të tripletës sezonin e kaluar. Por cili është tekniku katalanas? Pep është një adhurues i madh i sportit në përgjithësi, por ai nuk kufizohet vetëm te futbolli. Në kohën e tij të lirë, ai shijon golfin. Shahu është gjithashtu ndër pasionet e tij. Në dhjetor menaxheri i Sitit mori pjesë, bashkë me kampionin e botës Magnus Karlsen, në një event të organizuar nga “Puma”.

Të dy sfiduan njëri-tjetrin para kamerave, duke diskutuar, mes një lëvizjeje dhe tjetrës, ngjashmëritë dhe ndryshimet me futbollin. Për Guardiolën, vëmendja ndaj detajeve është gjithmonë e para. Ai është shumë i vëmendshëm ndaj dietës së lojtarëve, aq sa kur mbërriti në “Etihad” në vitin 2016, punësoi kuzhinierë anglezë, francezë dhe spanjollë për t’u kujdesur maksimalisht për ushqimin. Pas eliminimit nga Champions-i në 1/8-at në 2017, ai urdhëroi që të hiqen makinat e shitjes së ushqimeve nga e gjithë qendra sportive e klubit.

Pep është edhe një admirues i madh i artit. Mes vitit 2012 dhe 2013, ai e kaloi pothuajse të gjithë vitin e pushimit në Nju Jork, midis galerive dhe muzeve. Ai është i martuar me stilisten Kristina Serra, e cila e ndihmon me stilin e tij brenda dhe jashtë fushës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"