Nga rikthimi te Milani te gjigandët e Premier Ligës dhe milionat arabe, ja klubet e interesuara për Alegrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2023 | 11:20

Nga rikthimi te Milani te gjigandët e Premier Ligës dhe milionat arabe, ja klubet e interesuara për Alegrin

Masimiliano Alegri duket se nuk do të jetë më trajneri i Juventusit duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Italia, me teknikun që pritet të heqë dorë nga drejtimi i bardhezinjve pas këtij sezoni.

alegri

Por duket se opsionet për të ardhmen e 56-vjeçarit, për të cilin shumë klube duken të interesuara.

Në Itali, opsionet janë tre. E para është Roma, me Murinjon që gjithashtu pritet të largohet nga verdhekuqtë në fund të sezonit, me kontratën që i skadon në verë. E dyta është Milani, për të cilin do të ishte i gatshëm të rikthehej dhe njëherë, me kuqezinjtë që duket se nuk do të vazhdojnë më me Stefano Piolin. E fundit është Napoli, që është në kërkim të një trajneri, pasi Valter Maxarri ka kontratë deri në verë.

Interes ka dhe nga Premier Liga, me dy gjigandë që nuk janë në formën e tyre më të mirë. Çelsi që ndodhet në vendin e 10-të edhe pse pas shumë milionave të shpenzuara dhe Mançester Junajtid që është gjithnjë në ulje-ngritje me Erik Ten Hag.

Në skenë janë dhe milionat arabe, me tre klube që do të jenë të gatshëm të paguajnë për shërbimet e Alegrit. Al-Nasr i Kristiano Ronaldos, i cili do të ribashkohej me ish-trajnerin e tij te Juventusi, Al-Ahli i Roberto Firminjos dhe Al-Itihad i Karim Benzemas dhe Ngolo Kantes.

Gjithsesi ende nuk ka akoma asnjë ofertë zyrtare, teksa Alegri do të mendojë deri në verë për të ardhmen e tij.

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"