Nga portieri Simoni, te 9 “italianët” dhe i biri. Cungu shpall listën e kombëtares U19 për Europianin ku mund të kualifikohet me vetëm një fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2022 | 21:13

Nga portieri Simoni, te 9 “italianët” dhe i biri. Cungu shpall listën e kombëtares U19 për Europianin ku mund të kualifikohet me vetëm një fitore

Trajneri i përfaqësueses shqiptare U19, Armando Cungu, ka shpallur sot listën zyrtare për grumbullimin para Europianit të kësaj grupmoshe ku Shqipëria ndodhet në një grup të pazakontë.

u19

Shorti kishte venë kuqezinjtë përballë Belgjikës pritëse, Spanjës dhe Rusisë, por me përjashtimin e rusëve nga UEFA, çdo skenar është i mundur pasi mjafton një fitore në dy ndeshjet e tjera për të çuar ekipin në play-off. Shqipëria luan ndeshjen e parë më 21 shtator ndaj belgëve, ndërsa më 24 shtator luan sfidën e dytë ndaj Spanjës.

Sigurisht nuk do të jetë e thjeshtë, por Cungu ka vendosur t’i besojë një grupi ku ka më shumë prurje nga jashtë. Në listën me 20 emra, rezultojnë 9 lojtarë të cilët aktualisht janë pjesë e klubeve apo akademive në Itali. Ndërkaq, ka vetëm 6 lojtarë nga kampionati shqiptar, ku spikat emri i portierit të Dinamos, Simon Simoni, por edhe vetë djalit të trajnerit, Uilliam Cungu.

u-19-lista-cungu-shtator-14

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"