Nga Peruja te Norvegjia e Sllovakia, Duka zbulon kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë për miqësore: Ishte dhe Belgjika, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 18:53

Nga Peruja te Norvegjia e Sllovakia, Duka zbulon kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë për miqësore: Ishte dhe Belgjika, por…

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka zbuluar së fundmi kundërshtarët e mundshëm për miqësoret e marsit, që Kombëtarja do të zhvillojë. Në një prononcim të dhënë për “Top Channel”, numri 1 i Federatës Shqiptare të Futbollit ndër të tjera u shpreh:  

DUKA

“Nuk kemi gjë të përcaktuar, por si kandidat për momentin në mars janë ekipi i Perusë për të luajtur në Itali, Norvegjia dhe Sllovakia për të luajtur në Shqipëri. Akoma nuk kemi vendosur asgjë, ishte dhe Belgjika një mundësi për të luajtur në Tiranë, por e mbylli me një skuadër tjetër”, deklaroi Duka. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"