Nga numri i tifozëve në stadium tek kameramani që “prishi” festën e brazilianëve, ja pikantet e ndeshjes Besa-Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2023 | 17:34

Nga numri i tifozëve në stadium tek kameramani që “prishi” festën e brazilianëve, ja pikantet e ndeshjes Besa-Flamurtari

Luhej Besa-Flamurtari, por interesi ishte minimal. Shkaku është i thjeshtë, ndeshja u zhvillua në Berat. Tifozët kanë preferuar ta ndiqnin ndeshjen në TV, se sa të merrnin rrugën e gjatë.Collage Maker-28-Feb-2023-05.25-PM

– Nexhat Bizhdili dhe Sinan Idrizi e ndoqën ndeshje së bashku. Dy drejtuesit më të larë të klubeve e kanë shijuar me qetësi ndeshjen dhe në fund i kanë dhënë edhe dorën njëri-tjetrit.

– Në harkun kohor të 5 minutave, konkretisht nga e 39-ta deri në të 41-ën, Besa ekzekuton 5 goditje radhazi nga këndi. Por në asnjë moment nuk erdhi goli.

– Edhe pse kishte pa tifozë, situatat e pakëndshme nuk munguan. Në minutën e 42-të, kur trajneri Marcelo Troisi kërkonte një faull në dëm të portierit Klajdi Kuka, ka sjellë ofendime nga tribuna. Moment që habiti trajnerin, aq sa reagoi dhe e cilësoi të tepërt.

– Pas golit të fundit të Flamurtarit, te Besa kaploi qetësia, dëshpërimi dhe heshtja. Stafi teknik nuk lëvizi më nga pankina, ndërsa në kampin tjetër kërkonin një tjetër gol dhe udhëzimet ishin të shumta.

– Çaste humori në stadium, në momentin e shënimit të golit të 4- t të vlonjatëve. Brazilianët i drejtohen kamerës së transmetimit për të festuar, por dolën “blof”. Fokusi i kameramanit ishte e kthyer nga tribuna qendrore. Tifozët kërkuan me zë të lartë që t’i filmonte, çka solli edhe ilaritet.

– Në momentin e zëvendësimit të Indio Olivierës, stadiumi është çuar në këmbë. Të gjithë vlonjatët që gjendeshin në tribunë, por edhe stafi dhe lojtarët në stol janë ngritur dhe kanë duartrokitur me të madhe protagonistin e kësaj fitoreje. Tre gola nuk mund të kalonin pa zhurmë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"