Nga Lukman te Gasperini, sa shumë statistika speciale për kampionët e Atalantës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2024 | 23:19

Nga Lukman te Gasperini, sa shumë statistika speciale për kampionët e Atalantës

Atalanta ia doli të fitonte Europa Ligën, trofeun e parë evropian në historinë e saj, i dyti në total, 61 vjet pas Kupës së Italisë 1962/63.  

ATALANTAAA

Formacioni italian mposhti në 3-0 Bajer Leverkusen në finalen e Dublinit falë një Lukman të jashtëzakonshëm, i cili realizoi tripletë.  

Falë triumfit të sotëm Atalanta u bë skuadra e parë italiane që fiton Europa Leagues, teksa në vitin 1999 e fundit që fitonte ishte Parma, teksa atëherë quhej UEFA Cup. 

Vlen të theksohet fakti se Ademola Lukman është lojtari i dytë që shënon tripletë në finale në një garë të madhe Europiane për një skuadër italiane, pas Pierino Pratit në duelin Milan-Ajaks në vitin 1969 në Europian Cup. 

Për sa i përket trajnerit Gasperini, në moshën 66-vjeçe 117 ditë, ai është trajneri më i vjetër që ka fituar në fituar në debutimin e tij në një finale Europiane dhe trajneri i dytë italian që fiton Europa Ligën pas Mauricio Sarrit në vitin 2019.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"