Nga lojtari më i mirë që ka luajtur te momenti më i keq i karrierës, rrëfehet “ikona” Zidan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 15:56

Nga lojtari më i mirë që ka luajtur te momenti më i keq i karrierës, rrëfehet “ikona” Zidan

Zinedin Zidan ishte protagonisti i madh i episodit të fundit të “The SKWEEK Show”, një podcast i drejtuar nga legjenda e basketbollit, Toni Parker. Në emision, Zidan kujtoi disa momente qesharake nga karriera e tij, si ai me Ronaldon, një nga yjet e pabesueshëm me të cilin luajti te Real Madrid “galacticos”.

zidane-2-e1701435258689-770x420

“U shkriva së qeshuri kur isha me Ronaldon, brazilianin dhe ai më tha: Sot do t’ju hedh dy topa. Ai e tha dhe e bëri vërtet”. Ndër të tjera, ish-numri 5 i bardhë nuk e ka problem të pranojë, në përgjigje të pyetjes së Parker, se ‘Ronnie’ është lojtari më i mirë, me të cilin ka luajtur.

Zidan këmbëngul në rëndësinë e rrethimit me njerëz të talentuar për t’u përmirësuar dita-ditës, përveç brazilianit, të cilin e konsideron një person “fenomenal” dhe që “bënte gjithmonë shaka”.

Zidan, karriera: momentet më të mira dhe më të këqija – Mes Kupës së Botës dhe Ligës së Kampionëve, ndoshta dy turnetë më të rëndësishëm për një futbollist, ish-lojtari i Juventusit zgjedh padyshim Botërorin e fituar në vendin e tij në vitin 1998 (duke shënuar dygolësh në finale, ndaj Brazilit të Ronaldos):

 

“Një arritje e pashoqe, ndjesia më e bukur që kam përjetuar”. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 25 vite nga ai moment, Zidan e kujton si një nga triumfet e tij më të veçanta. Atë vit, ai u rendit në “top 11”-shen e turneut dhe fitoi “Topin e Artë”.

Edhe për momentin më të keq, francezi nuk ka dyshime: rënien me Kanën. Ai nuk luajti sepse ishte i ri, 20 vjeç, afër transferimit te Bordo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"