Nga Leao te bomberi i Serisë A, gjashtë emra për sulmin e Realit veç… Mbapesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 9:45

Nga Leao te bomberi i Serisë A, gjashtë emra për sulmin e Realit veç… Mbapesë

Me Karim Benzema në epilog të karrierës së tij, Reali i Madridit është në vënë në lëvizje në merkato në kërkim të sulmuesve të rinj. “Los blancos” kanë siguruar shërbimet e talentit brazilian, Endrik, i cili do t’i bashkohet kampionëve në fuqi të Spanjës në vitin 2024.

real-madrid

Por në zyrat e Realit në Valdebebas, drejtuesit nuk përjashtojnë përfshirjen e një sulmuesi të ri. Dhe, tani për tani, klubi i bardhë tashmë ka disa emra në axhendën e tij.

Siç raporton “OK Diario”, Në Madrid pëlqejnë gjashtë sulmues. Konkretisht, lidershipi i Realit po monitoron me kujdes Nkunkun (Lajpcig), Rafael Leaon (Milan), Gabriel Martinelin (Arsenal), Adejemin (Borusia Dortmund), Vlahoviçin (Juventus) dhe Osimhenin (Napoli).

Bëhet fjalë për lojtarë tepër cilësorë, që mund t’i kushtojnë deri në 80 milionë euro arkave të klubit. Sigurisht të gjithë janë lojtarë të rëndësishëm dhe të vlefshëm, por askush prej tyre nuk cenon objektivin numër një të presidentit Perez që vijon të mbetet Kilië Mbape.

Ndërkaq, në objektivat imediate të Realit të Madridit është ylli i Dortmundit, Xhud Bellingam.

lista

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"