Nga Lacio te Laçi, ish-titullari i Shpresave firmos në futbollin amator

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2021 | 21:40

Nga Lacio te Laçi, ish-titullari i Shpresave firmos në futbollin amator

Nga titullar i padiskutueshëm i Shpresave, në futbollin amator italian. Ky është rrugëtimi që ka bërë brenda pak vitesh Irlian Ceka, mbrojtësi i majtë i cili pak vite më parë shihej nga stafi kuqezi si një talent i cili në të ardhmen mund të vishte edhe fanellën e Kombëtares A.

irlian ceka
Djaloshi u rrit në akademinë e Lacios, por në moshën 20-vjeçare, pasi ishte bërë titullar në radhët e Shpresve kuqezi të drejtuara nga Alban Bushi, vendosi të transferohej në kampionatin shqiptar për t’u aktivizuar mes profesionistëve.

Ai zgjodhi fillimisht Laccin e më pas huazimin te Apolonia. Por në të dy këto skuadra, në një sezon e gjysmë, koleksionoi në total 7 ndeshje të luajtura mes kampionatit e Kupës. Një aventurë e dështuar, që e detyroi të kthehej verën e kaluar në futbollin italian, ku nuk gjeti edhe aq hapësira sa mendonte. Kështu, mbrojtësi i majtë e ka nisur përsëri nga amatorët dhe sot ka firmosur në klubin e Serisë D italiane, Aprilia, duke shpresuar që me të të arrijë të bëjë edhe një herë hapat pak nga pak drejt futbollit profesionist, i ndërgjegjshëm që deri tani nuk ka respektuar pritshmërinë që u krijua rreth tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"