Nga “hero” në dështak, gjermanët kryqëzojnë Herri Kejnin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2024 | 14:35

Nga “hero” në dështak, gjermanët kryqëzojnë Herri Kejnin

Herri Kejn nuk ishte në gjendje të linte gjurmën në supersfidën e javës së 21-të e Bundesligës, aty ku Bajern Mynih u “nënshtrua” pa kusht ndaj Leverkusenit, e për pasojë diferenca mes klubeve në fjalë ka shkuar +5 në favor të “aspirinave”.

herri kejn

Mediat kryesore në Gjermani e kanë akuzuar hapur Herri Kejnin në lidhje me takimin e fundit, duke e cilësuar si katastrofë. Bomberi anglez numëron 24 gola në kampionat, por në duelin me kryesuesit e ligës, 30-vjeçrai nuk bëri asgjë, qoftë në rrezikimin e portës mike apo pasime decizive drejt shokëve të ekipit.

Nëse Leverkusen vazhdon të mbajë të njëjtin ritëm në vazhdimësi, me shumë gjasa Herri do jetë ende “viktimë” e “mallkimeve” përsa i përket trofeve, pas “thatësirës” te Totehemi, 0 suksese ekipore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"