Nga Dumfris te Tomori/ 150 milionë euro humbje nga rënia e vlerës, milanezët qajnë kartonët e lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2023 | 0:13

Nga Dumfris te Tomori/ 150 milionë euro humbje nga rënia e vlerës, milanezët qajnë kartonët e lojtarëve

Interi dhe Milani, përveç vendit të tretë dhe të katërt, ndajnë mes tyre edhe një sërë zhgënjimesh që kanë të bëjnë me organikën.

TOMORI DUMFRIS

Të shumtë janë ata që kanë zhgënjyer gjatë këtij sezoni, por duke lënë mënjanë planin sportiv, milanezët vuajnë edhe aspektin ekonomik, aty ku ulja e vlerave të kartonëve të lojtarëve, pritet të ketë një efekt të frikshëm në merkaton e kësaj vere. 150 milionë euro humbje regjistrojnë të dyja klubet në total nga ulja e vlerave të lojtarëve të tyre, nga Dumfris e Brozoviç te Tomori e Leao.

DUMFRIS, NGA 60 DERI NË 25 MILIONË – Pas përballjes së Kupës së Botës kundër SHBAsë, në të cilën kishte shënuar një gol dhe kishte dhënë dy asiste, vlera e kartonit të tij kishte arritur në 60 milionë euro. Sot vlen më pak se gjysma, falë një 2023-shi shumë negativ. Dumfris mbetet në shitje, por është e vështirë të besohet se për të mund të shpenzojë dikush më shumë se 25-30 milionë euro, qofshin ato klubet angleze.

BROZOVIÇ, NGA 50 NË 30 MILIONË – Kroati nuk ka pasur një sezon të mirë dhe pas Botërorit e ka humbur përfundimisht pozicionin e tij si titullar tek Interi, me Çalhanoglunë që tashmë është pronari i regjisë dhe me Asllnin si alternativë. Tashmë Brozo mund të thotë lamtumirë në fund të sezonit, pavarësisht rinovimit të një viti më parë me 6 milionë plus bonuse. Ai nuk është më shumë i ri (30 vjeç) dhe nga lamtumira e tij Interi mund të mos marrë më shumë se 30 milionë, kur në 2022-shin vlente të paktën 50.

KORREA, NGA 30 NË 15 MILIONË – Sezoni katastrofik deri tani. I blerë në verën e vitit 2021 për rreth 33 milionë dhe tani ndoshta i pashitshëm edhe në 15 (më e lehtë të largohet në huazim me shpresën se do të rikuperohet dhe më pas do të blihet).

GOSENS, NGA 25 NË 15 MILIONË – Gjermani mbërriti për 27 milionë euro për të zëvendësuar Perisiçin, por në asnjë moment nuk ia doli me Dimarkon që është titullar në të majtë. Për gjermanin largimi është opsioni primar dhe shpresat janë që në vendlindje të gjendet një klub që paguan të paktën 15 milionë euro.

LEAO, NGA 100 NË 70 MILIONË – Verën e kaluar, Milani refuzonte të bisedonte me Çelsin, që ishte gati të ofronte 120 milionë euro, ndërkohë që një vit më vonë Maldini dhe Masara shohin vlerën e portugezit të bjerë poshtë numrave treshifror. Nëse është ai i dy muajve të fundit dhe nëse nuk rinovon, kuqezinjtë vështirë se marrin më shumë se 70 milionë euro prej tij.

TOMORI, NGA 55 NË 30 MILIONË – I blerë për 29 milionë euro nga Çelsi në verën e vitit 2021 dhe një nga protagonistët e titullit, tashmë anglezi është më pak efikas, më nervoz dhe bën gabime të përsërit ura. Vlerësimi në fillim të vitit ishte midis 55 dhe 60 milionë euro, kurse sot është përgjysmuar, duke shkuar në 30 milionë të tilla.

DE KETELARE, NGA 35 NË 25 MILIONË – Belgu, i ardhur për 35 milionë euro përfshirë bonuset, po has vështirësi te Milani, ku ka përfunduar alternativë e Diazit. Ish-mesfushori i Bryzhit nuk ka treguar asgjë për të justifikuar investimin dhe tani vlera e tij llogaritet në 25 milionë euro.

ADLI, NGA 10 NË 5 MILIONË – 10 milionë eurot e shpenzuara për të nuk dhanë atë që pritej dhe francezi, që është ndër më pak të preferuarit e Piolit, shikon vlerën e tij të bjerë në 5 milionë euro.

LISTAAA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"