Nga dieta tek golfi, ja sekretet e Pep Guardiolës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 22:02

Nga dieta tek golfi, ja sekretet e Pep Guardiolës

Një sukses dominues kundër Realit për t’iu drejtuar aktit të fundit. Pep Guardiola fitoi 4-0 në “Etihad” gjysmëfinalen e kthimit kundër kampionëve të Europës.Guardiola5

“Jemi në finale dhe kjo nuk ndodh shpesh. Jam shumë i lumtur, është hera e dytë në tri vite. Tani do ta përgatisim ndeshjen e së dielës që mund të na ndihmojë të fitojmë titullin dhe pastaj të mendojmë për Kupën”, ishin fjalët e tij në fund të ndeshjes.

Për Sitin mbetet e gjallë ëndrra për të fituar tripletën, pasi në 3 qershor do të luajë finalen e Kupës FA kundër Junajtidit dhe një javë më vonë atë të Champions-it kundër Interit. Me 33 trofe të fituar deri tani në karrierë, 52-vjeçari është trajneri i tretë më fitues në histori, ndërsa vendi i parë mbahet nga Sër Aleks Ferguson me 49.

Por futbolli nuk është sporti më i dashur dhe i ndjekur i trajnerit katalanas, i cili në kohën e lirë argëtohet me golfin. Vëmendja për detajet është gjithnjë në vend të parë. Guardiola është shumë i kujdesshëm ndaj dietës së lojtarëve të tij, aq sa kur erdhi në vitin 2016 në “Etihad” afroi kuzhinierë anglezë, francezë dhe spanjollë për ta kuruar ushqimin në maksimum.

Në vitin 2017, pas eliminimit nga Monako në 1/8-at e Champions-it, ai urdhëroi heqjen e ushqimeve të thata nga e gjithë zona e qendrës stërvitore të Sitit. Kur luante futboll, e kishte përcaktuar Roberto Baxhon si “futbollistin më të fortë me të cilin ishte përballur” dhe një tjetër kuriozitet për të është se është i apasionuar pas artit. Gjatë vitit të pushimit 2012-‘13 ku ai u zhvendos në Nju Jork, pati mundësinë të vizitonte shumë galeri dhe muze. Është i martuar me stilisten Kristina Serra, e cila e ka ndihmuar me stilin e tij të veshjes në fushë dhe jashtë saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"