Nga Cara te Maget e Skuka, “demat” vuajnë mungesat e shumta në javët vendimtare
Partizani fitoi derbin dhe u duk sikur u ringjall, por as ajo betejë nuk bëri që skuadra e Shehit të marrë formën e duhur. Dje Skënderbeu arriti ta mposhtë dhe ta izolojë si duhet.
Përveç mbrojtjes, defekte evidente kishte edhe në mesfushë dhe në sulm. Mungesa e Maget u vu re menjëherë në fushë, pasi nuk ishte prezent lojtari, që e udhëheq topin dhe i mbijeton presionit. Fatmirësisht senegalezi nuk ka një dëmtim serioz dhe pritet të kthehet në ditët në vijim.
Ndërkohë, Carën e kritikojnë kur është në fushë, por kur kavajasi mungon, në sulmin e Partizanit ka një “shterpësi” të frikshme, sa i përket krijimit të rasteve dhe befasisë së aksioneve. Mungesa e Skukës u vu re qartë te finalizimi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"