Nga Broja te Leao, Çelsi dhe Milani përplasen edhe në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 16:07

Nga Broja te Leao, Çelsi dhe Milani përplasen edhe në merkato

Ka pasur dhe ndoshta do të ketë duele të reja në të ardhmen jo vetëm në fushë, por edhe në merkato. Në veçanti, tani gjithçka rrotullohet rreth tre emrave: Rafael Leao, Hakim Zieh dhe Armando Broja.

broja leao

“Blutë” prej kohësh ia kanë vënë syrin Rafael Leaos, edhe pse nuk ka pasur kurrë një ofertë zyrtare. Gjatë merkatos së kaluar të verës, emri i Hakim Ziehut u lidh për një kohë të gjatë me Milanin. Maldini dhe Masara e pëlqejnë ende shumë marokenin që vijon të luajë pak.

Javët e fundit është edhe një tjetër lojtar i Çelsit që duket se i ka hyrë në sy Milanit. Është pikërisht Armando Broja, qendërsulmuesi shqiptar 21-vjeçar, i cili është një nga emrat e sulmit të së ardhmes së “Djallit”.

Dyshja në fjalë mund të përfshihet në akordin e një transferimi të mundshëm të Leaos në Londër. Dëmtimi i Aleksi Salmakers e bën të domosdoshëm afrimin e një anësori ofensiv.

Zieh është njëra rrugë drejt zgjidhjes, teksa tjetra mund të jetë Gustav Isaksen. 21-vjeçari luan për Midtjilandin dhe ka rënë në sy në këtë sezon duke shënuar katër gola e 1 asist në kampionat, teksa ka mundur të shënojë edhe në Ligën e Europës, çka e ka çuar vlerën e tij në 5 milionë euro. Maldini mendon seriozisht të bëjë një ofertë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"