Nëntori i ka kushtuar shumë klubit spanjoll, Reali i Madridit ironizon: Të dëmtuarit gati në mars!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2023 | 19:06

Nëntori i ka kushtuar shumë klubit spanjoll, Reali i Madridit ironizon: Të dëmtuarit gati në mars!

Ndeshjet e ekipeve kombëtare në muajt tetor dhe nëntor i kanë prishur planet, rehatinë dhe nervat Realit të Madridit. Kjo për shkak të kthimeve të vona të lojtarëve, kryesisht ata që vijnë nga Amerika e Jugut (Valverde, Vinicius, Rodrigo), dhe mbi të gjitha të dëmtimeve.

real madrid

Nëntori i ka kushtuar shumë shtrenjtë Madridit, me Realin që ka humbur disa lojtarë nga dëmtimet e pësuara në ekipet kombëtare. Pas Kamavingës i dëmtuar me Francën, ka ardhur dëmtimi i Viniciusit me Brazilin.

Reali i Madridit ka reaguar për atë që njihet si “virusi FIFA”, me klubin e bardhë që ka ironizuar fort. “Kemi një lajm të mirë. Shumica e lojtarëve tanë të lënduar tashmë do të rikuperohen dhe do të jenë në formë, në mënyrë që të mund të shkojnë me ekipet e tyre kombëtare në mars. Çdo gjë OK për federatën spanjolle, FIFA-n dhe UEFA-n”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"