Nëntë milionë rrogë dhe 1 tjetër bonus, Napoli pranë akordit me Konten/ Trajneri ka gati edhe listën e merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2024 | 23:47

Nëntë milionë rrogë dhe 1 tjetër bonus, Napoli pranë akordit me Konten/ Trajneri ka gati edhe listën e merkatos

Konfirmime të reja shumë të rëndësishme për akordin mes Antonio Kontes dhe Napolit. Që të shtunë patën mbërritur thashethemet për një përshpejtim të papritur dhe vendimtar në negociatat për të sjellë trajnerin nga Leçe në hijen e Vezuvit dhe tashmë palët janë gjithnjë e më afër.

konte

Sipas asaj që raporton gazeta “La Repubblica”, tymi i bardhë është çështje orësh dhe jemi vetëm një hap larg mbylljes së marrëveshjes mes ish-trajnerit të Juventusit dhe Interit dhe klubit napolitan. Përcaktues ka qenë kontakti i fundit që ka ndodhur paraditen e djeshme mes vetë Konte-s dhe drejtorit të ri sportiv Mana.

Gjatë takimit në fjalë u arrit një marrëveshje totale në nivel ekonomik dhe më gjerë me pagën që duhet të jetë rreth 9 milionë euro plus 1 në rast të një titulli dhe gjithashtu do të kishte unitet për stafin teknik të trajnerit. Tashmë mungojnë detajet e fundit dhe mbi të gjitha hapi përfundimtar: nënshkrimi i kontratës dhe zyrtarizimi i saj.

MERKATO – Përveç kërkesave ekonomike, duket se Konte ka bërë edhe një liste me lojtarët e nevojshëm për projektin e tij. Mund të rikthehet Kim në huazim dhe do të duhet një mesfushor ndërtues, teksa me kalimin e orëve bëhet gjithmonë e më i mundshëm ribashkimi me Romelu Lukakun.

Këtij të fundit i ka përfunduar huazimi te Roma dhe është kthyer te Çelsi që mund të shohë me sy të mirë një shitje të belgut te Napoli. Sidoqoftë, priten zhvillime në këtë sens.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"