Nën hetim prej 3 vitesh për falsifikim dokumentesh, konfirmohet dënimi për kapitenin e Egnatias dhe presidentin e klubit të Kategorisë së Parë
Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë vendimet sa i përket çështjes së tjetërsimit të pronave në Lezhë dhe mes të dënuarve për falsifikimin dokumentesh e shkelje të tjera, janë edhe emra që kanë lidhje me futbollin.
Një nga të hetuarit për këtë çështje ishte edhe mbrojtësi i Egnatias, Renato Malota, për të cilin ka mbetur në fuqi vendimi për dënimin me 6 muaj burg për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Megjithatë, sipas dokumenteve të publikuar nga “Gijotina.com”, është vendosur pezullimi i vendimit dhe kalimi I tij në periudhë prove prej 12 muajsh ku Malota nuk duhet të kryejë shkelje të tjera penale, duke mbajtur kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.
Ndërkaq, është dënuar me 3 vite burg presidenti i klubit të Besëlidhjes, Gjok Noka, për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, ndërsa u pushua procedimi penal për shpërdorim detyre.
PANORAMASPORT.AL
