Nën hetim për manipulime rezultatesh, reagon Izmir Smajlaj: Nuk kam mashtruar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2022 | 16:43

Nën hetim për manipulime rezultatesh, reagon Izmir Smajlaj: Nuk kam mashtruar…

Izmir Smajlaj ndodhet nën hetim për manipulim rezultatesh në gara për t’u future në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, në kërcim për së gjati.

smajlaj

Me anë të një komunikimi në rrjetet sociale, atleti shprehet se asgjë nuk është e vërtetë dhe se ndodhet në process gjyqësor me AIU-në për dëmtim imazhi.

“Të nderuar miq, po qarkullon në media një lajm i rremë për të cilin thuhet se unë jam pezulluar nga aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare të atletikës. Për shkak të mbështetjes dhe respektit tuaj, unë do t’iu jap shpjegimin e shkurtër në të cilin ju tregoj që: Unë jam në një process gjyqësor me AIU prej një viti për dëmtim imazhi dhe për faktin që unë nuk kam mashtruar me mundin e vullnetin e sportit që përfaqësoj. Ndaj kërkoj prej jush heshtjen, respektin e mirëkuptimin tuaj deri në përfundim të këtyre seancave ku po kërkohet të shpallet pafajësia ime në këtë vorbull akuzash të rënda e të pavërteta! Faleminderit, me respekt, Izmiri”, shkruan Smajlaj në Facebook.

5864

LEXO EDHE: Skandali/ Izmir Smajlaj dhe drejtuesit e Federatës së Atletikës pezullohen për dyshim manipulimi rezultatesh në gara

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"