Nejmar si Ronaldo e Pele: Nga trofeu na ndajnë vetëm 3 sfida, tani ka ardhur ora që të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2022 | 21:41

Nejmar si Ronaldo e Pele: Nga trofeu na ndajnë vetëm 3 sfida, tani ka ardhur ora që të…

Nejmar rikthehet me zhurmë, por këtë herë jo atë të lotëve dhe dhimbjeve që i shkaktonte kavilja e tij, në fundin e ndeshjes me Serbinë, por me ulërimin dhe festimin e golit personal, ndonëse nga pika e penalltisë, pas një ndeshjeje të luajtur në mënyrë spektakolare.

NEJMAR

Dhe mbi të gjitha, me ulërimin e të diturit se ai tashmë është në Olimpin e futbollit brazilian, sepse pas golit të djeshëm, ai së bashku me Ronaldo Nazario de Limën dhe Pelenë janë të vetmit tri brazilianë të historisë që kanë mundur të shënojnë në tri Botërorë të ndryshëm.

“Kalova një moment shumë të frikshëm, sepse e kisha nisur këtë sezon me një ritëm fantastik. E ndjeja, e dija se po bëja gjëra fantastike me PSG-në, por të njëjtat dhe mbase më shumë mund t’i jepja për Brazilin në këtë Botëror. Por ai dëmtim, që pak kush do ta kishin kaluar si unë, ishte vërtet diçka e vështirë për t’u kapërdirë. Kam kaluar natën pas ndeshjes me Serbinë duke qartë, madje edhe mëngjesin tjetër rrija shihja kaviljen time dhe sërish qaja.

Familja ime ishte i vetmi ngushëllim për momentin, por falë Zotit shkoi gjithçka mirë. Madje, ia vlejti që të derdhja ato lot, pasi tani jam shumë i lumtur që u riktheva në kohë rekord dhe po shijoj një mbrëmje si kjo. Madje, ka ardhur koha që të shkojmë edhe përtej gjithçkaje, pasi siç e treguam, ne nuk kemi një stil konkret, ne nuk kemi skema, ne luajmë siç na thotë ritmi, gjaku ynë”. Kalimi në çerekfinale nuk e tremb Nejmarin, ndonëse pikërisht në këtë raund, në “Rusi 2018” erdhi një eliminim i papritur, edhe pse këtë herë përballë do të jetë Kroacia, jo Belgjika:

“Nuk dua të kujtoj çfarë kemi kaluar. Dua të shoh përpara dhe ajo që unë di të them është se sivjet jemi një tjetër skuadër. Ëndërrojmë të gjithë në gruop trofeun, por duhet të shkojmë shkallë-shkallë. Nga finalja dhe Kupa e Botës na ndajnë vetëm tri ndeshje dhe unë kam besim që me përgatitjen që kemi dhe nëse luajmë të përqendruar si ndaj Koresë së Jugut do ngremë kupën”.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"